GJUKANOVIQ: MALI I ZI DUHET TË PËRDORË KOHËN DHE MUNDËSINË PËR TË PËRSHPEJTUAR RRUGËN DREJT ANËTARËSIMIT TË PLOTË

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka biseduar me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Siç shkruan Gjukanoviq në profilin e tij në Twitter, arsyeja e bisedës ka qenë vizita e fundit e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Joseph Borell, dhe detyrimet me të cilat përballet Mali i Zi në përgjigje të raportit të tetorit të Komisionit Evropian. “Marrëveshje absolute që Mali i Zi duhet të përdorë kohën dhe shansin për të përshpejtuar rrugën e tij drejt anëtarësimit të plotë. Fokusimi në çështjet evropiane është ajo që dëshiron Brukseli nga të gjithë aktorët politikë të vendit që ka bërë më shumë përparim në procesin e negociatave,” tha Gjukanoviq.

SHARE