GALLIQ: SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE PO NDËRLIKOHET DITA-DITËS

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi, Igor Galliq, në një paraqitje në Dnevnik, tha se situata aktuale epidemiologjike në Mal të Zi po ndërlikohet dita ditës. Galliq vlerësoi se situata epidemiologjike nuk dallon nga vendet e rajonit dhe të Evropës. “Jemi në një valë të re të rasteve me Covid-19. Intensiteti i aktivitetit të virusit në popullatë është në nivele të larta. Ka një shtrirje të gjerë gjeografike me theks në komunat dhe rajonet jugore dhe qendrore të vendit”, theksoi ai. Galliq thekson se trendi është rritja e numrit të rasteve me dyfishim dyjavor të rasteve të reja. Galiq njoftoi se ISHP do të propozojë masa. “Ne kemi propozuar tashmë një sërë masash, të cilat do të kalojnë nëpër organe të tjera – mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe vaksinat. Strategjia e reagimit ndaj pandemisë Covid-19 në periudhën e ardhshme duhet të bazohet në këtë”, tha Galliq. Galliq u propozoi njerëzve nga grupet më të rrezikuara që t’u përmbahen masave themelore epidemiologjike.

SHARE