FRANCA MË NË FUND E LIRË / HIQEN TË GJITHA KUFIZIMET E PANDEMISË

Në Francë, parlamenti ka miratuar një ligj që sanksionon dhënien fund të të gjitha masave kundër koronavirusit nga 1 gushti. Megjithatë, ekziston mundësia e kryerjes së testeve të detyrueshme për Covidin në vend. Në Austri, izolimi i detyrueshëm i personave që rezultojnë pozitivë me koronavirus do të shfuqizohet gjithashtu nga 1 gushti. Kur nuk ndihen të sëmurë, personat e infektuar do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Johannes Rauch në një konferencë shtypi. Sidoqoftë, ata duhet të mbajnë një maskë FFP2 – me përjashtim të rastit kur janë janë jashtë dhe mund të mbajnë një distancë prej dy metrash nga njerëzit e tjerë. Detyrimi i përgjithshëm për të mbajtur një maskë brenda ndërtesave ka përfunduar tashmë në prill në Austri. Edhe puna, kur ke një test pozitiv do të jetë e mundur – por vetëm në profesionet ku mbajtja e maskës është e mundur. Rregulloret zbatohen që në rastet e testit të shpejtë pozitiv të koronavirusit. Kur testi i shpejtë nuk konfirmohet nga një test PCR, kufizimet hiqen sërish. Në anën tjetër, Gjermania mbetet e kujdesshme. Një debat për izolimin e detyrueshëm të personave të infektuar është ndezur në vend. Por ajo që vihet re është një tendencë drejt clirimit nga rregullat që janë në fuqi prej më shumë se dy vitesh tashmë…

SHARE