FD KTHEHET PËRKOHËSISHT NË KUVEND

Fronti Demokratik është i gatshëm të kthehet përkohësisht në Kuvend dhe të votojë për anëtarët e Këshillit Prokurorial deri më 31 korrik, tha një nga udhëheqësit e kësaj partie, Millan Knezheviq. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e domosdoshme,” shkroi Knezheviq në Twitter. Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq përshëndet vendimin e Frontit Demokratik për t’i dhënë fund bojkotit dhe për të votuar për anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial. “Unë pres që të gjithë subjektet të mbështesin këtë proces dhe se askush nuk do të pengojë drejtësinë. Pas shumë përpjekjesh, është koha që Prokuroria të fitojë vlerë të re,” shkroi Abazoviq në Twitter.

SHARE