TË GATSHËM QË TË NDIHMOJMË NË AVANCIMIN E PUNËS SË MPB DHE TË POLICISË

Britania e Madhe është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë në përparimin e mëtejmë të punës të Ministrisë për punë të brendshme dhe Drejtorisë së policisë në pengimin e të gjitha formave të kriminalitetit , është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme.

Nga kjo ministri kanë kumtuar se ministri Mevlludin Nuhoxhiq ka prit sot në vizitë lamtumirëse ambasadoren e Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp.

Nuhoxhiq ka vlerësuar se Britania e Madhe realizon bashkëpunim cilësor policor dhe se në forcimin e këtij bashkëpunimi në veçanti ka kontribuar shkëmbimi intensiv i informatave në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

Ai e ka falënderuar ambasadoren Kemp për punën e përkushtuar dhe përkushtimin personal në avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve ,si dhe në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të Malit të Zi që tu përgjigjet kërkesave në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Kemp me këtë rast e ka falënderuar ministrin Nuhoxhiq për pritjen miqësore gjatë mandatit të saj , duke vlerësuar se Mali i Zi ka shënuar progres të duhur në fushën e sundimit të ligjit.

Ajo ka vlerësuar lartë transparencën e Ministrisë për punë të brendshme ,si dhe intensitetin e bashkëpunimit me sektorin civil.

SHARE