Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka uruar të gjithë sipërmarrësit e sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme në Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Në mesazhin e tij, Gjeloshaj theksoi rëndësinë e sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme si përkrahës të inovacionit, nxitës të ndryshimeve sociale dhe ekonomike, si dhe kontributues të rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e komuniteteve lokale.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të favorshëm ku sektori i bizneseve të vogla dhe të mesme të fuqizohet vazhdimisht dhe të rrisë konkurrencën e tij, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Malit të Zi.
Gjeloshaj falënderoi të gjithë sipërmarrësit për angazhimin e tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, duke nënvizuar qëllimin e përbashkët, ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe të qëndrueshme.