KUJDESI URGJENT FALAS NË 18 VENDE, FONDI JEP DRITËN JESHILE

Qytetarët me kartë shëndetësore malazeze kanë të drejtë për ndihmë mjekësore urgjente në 18 vende evropiane me shpenzimet e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Për të ushtruar këtë të drejtë, kërkohet një formular dygjuhësh i lëshuar nga Fondi.

Mali i Zi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë, Slloveninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Austrinë, Gjermaninë, Republikën Çeke, Hungarinë, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Italinë, Turqinë, Bullgarinë, Sllovakinë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlanden e Veriut dhe Poloninë.

“Në përputhje me dispozitat ligjore, personi i siguruar, i cili për arsye private banon në një shtet me të cilin është lidhur një kontratë ndërkombëtare për sigurimet shoqërore, ka të drejtën e ndihmës mjekësore urgjente, nëse konstatohet se ndihma mjekësore e dhënë mund të të mos shtyhet deri në kthimin në Mal të Zi edhe nëse konstatohet se nuk ka udhëtuar jashtë vendit për qëllime mjekimi”, sqaron Fondi.

SHARE