BIDEN: NUK KEMI GISHT NË REBELIMIN E WAGNERIT

Shtetet e Bashkuara nuk luajtën asnjë rol në rebelimin e shkurtër të grupit mercenar Wagner në Rusi, i cili u kthye në kërcënimin më serioz deri tani ndaj qeverisjes së Vladimir Putinit.

Presidenti amerikan Joe Biden i përshkroi ngjarjet e fundjavës si një “luftë të brendshme për pushtet, ku as SHBA-ja e as NATO-ja nuk kishin gisht.

Biden u shpreh se ka folur me “aleatët kryesorë” dhe të gjithë kishin rënë dakort të mos i jepej Putinit “asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin”.

Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë, nuk kishim asnjë lidhje me këtë gjë. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën, por është ende shumë herët për të arritur një përfundim se ku po shkon e gjithë kjo.

Sipas sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, episodi i së shtunës tregoi “çarje shumë serioze” në sundimin dy dekadash të Putinit dhe krijoi një premisë lufte kundër atij vetë.

Të premten, kreu i Ëagnerit Yevgeni Prigozhin e akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për sulme me raketa ndaj forcave të tij mercenare në Ukrainë, duke bërë thirrje që t`i jepet fund “të keqes”që ka hedhur rrënjë sipas tij në lidershipin ushtarak rus. Në një fjalim drejtuar vendit, Putini i kritikoi organizatorët e rebelimit duke i quajtur “tradhtarë”, ndërsa ftoi nga ana tjetër trupat dhe komandantët e grupit që mund të jenë sipas tij “patriot” të bashkohen me ushtrinë duke nënshkruar kontrata me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

SHARE