ULQIN: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR

Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur zyrtarisht se presin një sezon dukshëm më të mirë se vitin e kaluar. “Të gjithë treguesit që kemi flasin në favor të kësaj, se sigurisht që jemi 60% më mirë në këtë moment se vitin e kaluar, që të ardhurat tona nga jashtë janë gati 100% më të mira se vitin e kaluar”, kumtuan nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Optimist janë edhe në Komunën e Ulqinit. Siç thanë, rezultatet e deritanishme tregojnë se janë regjistruar për një të tretën më shumë mysafirë se vitin e kaluar dhe se kjo shoqërohet me të ardhura.

SHARE