Mali i Zi nuk do të jetë në gjendje të marrë standardet përfundimtare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) pa rezultate adekuate në kapitujt 23 dhe 24, tha kryetarja e Parlamentit Danijela Gjuroviq. Ajo tha se qeveria e re ka plane ambicioze dhe se një nga detyrat më të vështira është përzgjedhja e drejtuesve të gjyqësorit, ku nevojitet një shumicë e cilësuar. Sipas Gjuroviq, shumica e re parlamentare u mblodh për të zgjidhur pengesat në rrugën drejt BE-së. Ajo vlerësoi se ndryshimet brenda Këshillit Prokurorial si dhe emërimet, ndonëse në gjendjen e detyrës (ushtrues detyre), Prokurori i Lartë i Shtetit dhe Prokurori Special i Shtetit, kanë treguar rezultate të caktuara.