Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq sot në Kuvend i’u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare. Përfaqësuesi i koalicionit Paqja është kombi ynë, Miodrag Lekiq, e pyeti Abazoviqin në Orën e Kryeministrit nëse në pushtetin aktual ekzekutiv ka apo funksionon më shumë se një Qeveri. Ideja e një qeverie pakicë është plotësisht autonome, tha kryeministri Dritan Abazoviq, duke shtuar se ideja mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar. Abazoviq shtoi se kjo është një qeveri e ndërprerjes në lidhje me të gjitha gjërat negative nga më parë.
Ligji për origjinën e pasurisë
Duke folur për ligjin për origjinën e pronës dhe pse është vonë, Abazoviq tha se kanë pritur gjashtë muaj që Komisioni Evropian (KE) të jap komentet e veta. Ai e tha këtë se duke i’u përgjigjur pyetjes së deputetes së Koalicionit “E zeza mbi të bardhë” , Suada Zoronjiq, se çfarë planifikon të bëjë që institucionet shtetërore të funksionojnë transparente dhe të jenë shërbim për qytetarët dhe nëse ligji i shpallur për konfiskimin e produkteve të veprës penale mund të rivendos besimin e lëkundur tek institucionet dhe shteti. Abazoviq tha se komentet e KE-së në një pjesë ishin negative, në kuptimin që kërkoheshin disa korrigjime.
Ka dyshime të mëdha financiare në FSSH
Zoronjiq vlerësoi se gjeneruesi kryesor i të gjitha problemeve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është Bordi Drejtues dhe vetë Fondi. Abazoviq tha se në Fond ka dyshime të mëdha financiare. “Do të jetë një sfidë e madhe për ministrin aktual të Financave, jam i sigurt për të ardhmen, siç ishte edhe për të kaluarën”, tha Abazoviq. Ai shtoi se atje janë grumbulluar borxhe të mëdha. Deputeti socialdemokrat Boris Mugosha u interesua se përse, në një situatë jashtëzakonisht komplekse ekonomike dhe mbi të gjitha sociale, prioritetet kryesore të Qeverisë nuk synonin mbrojtjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve, por dominoheshin nga tema që e bëjnë skenën politike më shumë të paqëndrueshme dhe akoma më polarizuese dhe konfuze. Abazoviq tha se është dakord që fokusi duhet të jetë në problemet ekonomike. Kriza energjetike nuk pason vetëm në Mal të Zi por edhe në botë dhe është preokupim i Qeverisë për ta zbutur sa më shumë dhe të gjitha aktivitetet e ministrave janë të drejtuara drejt kësaj.
Synimi i Qeverisë për ta kthyer Portin e Tivarit në pronësi 100% të shtetit
Synimi i Qeverisë është që porti i Tivarit të kthehet në pronësi 100 për qind shtetërore dhe më pas të gjendet një operator botëror që do ta ndryshojë tërësisht portin, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Lëvizjes për Ndryshime, Branko Raduloviq, ai tha se askush nuk është i interesuar për portin pa të. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga deputeti i Partisë Boshnjake, Amer Smailoviq, Abazoviq tha se një fokus i veçantë duhet të jetë në veri të vendit. Ai tha se kriza do të kalojë në një moment dhe se ky moment duhet të jetë gati, me plane, projekte dhe ide të mira, të cilat mund t’u ofrohen investitorëve.
Gjithçka që bëhet do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin
Gjithçka që do të bëhet do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe do të mund të kalojë verifikimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera të Malit të Zi, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ai e tha këtë në orën e kryeministrit, duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të Klubit të deputetëve, Partisë Socialdemokrate – Partisë Liberale (LP), Andrija Popoviq, pse qeveria po ndërmerr lëvizje të paligjshme, antikushtetuese, të parëndësishme për interesin publik, në një situatë të vështirë socio-ekonomike.
Të gjitha marrëveshjet të zbulohen dhe Prokuroria të veprojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme
Kreu i klubit parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq e ka pyetur kryeministrin se çfarë synon të bëjë për rritjen drastike të numrit të të punësuarve në dy vitet e mëparshme në kompanitë me shumicë shtetërore. Kryeministri u përgjigj shkurt, pasi siç tha ai, është e vetmja rrugë. Qeveria ka folur në seancat e mëparshme për këto punësime, shumë hapur. Ai ka apeluar që të gjithë menaxherët kur të konstatojnë ndonjë parregullsi dhe nuk duan t’i procedojnë, ta informojnë Qeverinë dhe Qeveria t’i informojë institucionet kompetente.
Do të ketë Marrëveshje Themelore
Kreu i klubit të Frontit Demokratik, Slaven Radunoviq, pyeti kryeministrin nëse premtimi i tij dhe i zëvendëskryeministrit Vladimir Jokoviq se qeveria së shpejti do të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, do të organizojë regjistrimin e popullsisë këtë vit dhe do të konsiderojë seriozisht këshillat e SHBA-së dhe BE-së për përfshirjen e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur. Në përgjigje, Abazoviq theksoi se ai qëndron pas fjalëve të tij dhe asaj që ai ka deklaruar në ekspoze. Ai tha se do të realizohen një nga një. Nuk ka nxitim të veçantë rreth asnjë pike, dhe qëllimi është zgjidhja e tyre. Sa i përket regjistrimit, ai ka theksuar se Qeveria e ka kryer obligimin e saj. “Besoj se të gjitha nismat që kontribuojnë për një standard më të mirë të jetesës së qytetarëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin dhe lidhjen rajonale, në të njëjtën kohë forcojnë rrugën tonë evropiane”, thuhet në reagimin e Abazoviq.
Brenda datës 31 korrik, të zgjidhet Këshilli Gjyqësor, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe PLSH
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorit të Lartë të Shtetit deri më 31 korrik do të ishte historike sepse negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) do të silleshin në fazën e fundit teknike, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ai e tha këtë në orën e kryeministrit, duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të PS-së, Dragan Ivanoviq, se a është i kënaqur me punën e Qeverisë në dy muajt që ka qenë në krye të saj. Abazoviq tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me punën e qeverisë së tij pas 50 ditësh. Ai deklaroi se krahas të gjitha sfidave që ka çdo qeveri, qoftë edhe 43, mendojmë se po përmbushin agjendën. Abazoviq tha se ai pret që ata së bashku të deklarojnë përparim edhe më të madh deri më 31 korrik. Qeveria, shtoi ai, ka dy synime, njëri është sundimi i ligjit, tjetri zhvillimi ekonomik.