Foto: Vijesti
Drejtoria e Policisë nga sot sërish po zbaton fushatën “Rripi shpëton”, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi.
Qëllimi i fushatës është përdorimi i detyrueshëm i rripit të sigurimit dhe ulëseve të posaçme për fëmijë gjatë transportit, me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të rënda në komunikacion. Përveç masave parandaluese, paralajmërohen edhe masa ndëshkuese.
“Përveç aktiviteteve parandaluese që do t’i kemi këtë javë, patjetër do të ketë edhe masa ndëshkuese, do të ndëshkohen ata që nuk vendosin rripin e sigurimit. Rripi, pra, duhet të vendoset para së gjithash për sigurinë personale. Emri i kësaj fushate kësaj here është më i drejtpërdrejtë, ‘Rripi shpëton’, për të shpëtuar, me çka dua të theksoj qartë se bëhet fjalë për jetë, për rreziqe të drejtpërdrejta dhe serioze për jetën dhe se vetëm me vetëdije dhe veprim individual, ne si qytetarë duhet të marrim pjesë dhe të kontribuojmë që pasojat negative të mosvendosjes së rripit të zvogëlohen”, theksoi Ilija Janjusheviq, shef i Seksionit për Sigurinë në Trafikun Rrugor në Drejtorinë e Policisë.