SPORTISTËT E KLUBIT TAEKWONDO „BESA“ U DEKORUAN ME MEDALJE NË TURNEUN TRADICIONAL NDËRKOMBËTAR KARLLOVAC

Garuesit e Taekwondo-s „Besa“ nga Tuzi e përfunduan paraqitjen e tyre në turneun tradicional ndërkombëtar në Karllovac u dekorua me medalje.

Ata fituan nga tre medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Juniori Benan Jusufgjokaj (deri në 68) fitoi medaljen e artë në luftë, ndërsa Adelina Salihaj dhe Nikolla Junçaj morën medaljen e artë në garën master.

Fitues të medaljes së argjendtë ishin seniori Toni Marashaj në forma dhe pionierët Lejla dhe Izabela Frluçkiq në luftë.

Medaljet e bronzta u fituan nga kadetja Eva Vulaj, pionerja Rina Dreshaj, pionieri Mateo Vulaj dhe juniorja Liria Dibra.

Në këtë ngjarje internacionale mueren pjesë sportistat nga Ukraina, Kroacia dhe Mali Zi. Gjegjësisht afro 30 sportista me sukses perfituan brezat si mjeshtra 4, 3, 2 dhe 1 dan.

Ky është një sukses tjetër i klubit të Taekwondo-s „Besa“ ku në total me medalje u dekoruan 10 sportist nga 15 pjesëmarrës në konkurencën e 11 shteteve nga 44 klube nga Evropa dhe mbi 500 garues në organizim të shkëlqyer të klubit Karllovac.  

Turneut i parapriu një seminar ndërkombëtar për marrjen e titujve DAN dhe POOM, i cili u mbajt nga mjeshtri i madh Lee Kwang Bae.

SHARE