PAPUA GUINEA E RE, RRITET MBI 2.000 NUMRI I TË BLLOKUARVE NËN TOKË NGA RRËSHQITJA E DHEUT

Qeveria në Pupua Guinenë e Re në vendin e Paqësorit Jugor njoftoi se ka tejkaluar 2 mijë numri i njerëzve të bllokuar nën tokë si pasojë e rrëshqitjes së dheut më 24 maj.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin malor Kaokalam në rajonin Enga, qeveria e Papua Guinesë së Re ka kërkuar ndihmë nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Qeveria ka deklaruar se ka tejkaluar 2 mijë numri i personave që kanë mbetur nën tokë.

Edhe Qendra Kombëtare e Katastrofave të Papua Guinesë së Re ka raportuar se më shumë se 2 mijë persona kanë mbetur nën tokë të gjallë dhe se katastrofa ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Dje, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) theksoi se 150 shtëpi dhe afërsisht 670 persona parashikohet se kanë mbetur nën tokë në katastrofë.

Më 24 maj, një rrëshqitje dheu ndodhi në fshatin Kaokalam në rajonin Enga, në veriperëndim të Papua Guinesë së Re.

Në videot e shpërndara në median sociale shihet se masivi shkëmbor, që u shkëput nga maja e malit, tërhoqi dherat në shpat dhe u grumbullua mbi shtëpitë e fshatit.

SHARE