SERBIA I NDALON “MONTENEGRO AIRLINES” ULJEN NË AEROPORTIN E BEOGRADIT

Drejtoria e Aviacionit Civil të Serbisë, në bazë të reciprocitetit, miratoi një masë që ndalon uljen e aeroplanëve të Montenegro Airlines në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.

Qeveria e Malit të Zi mori një vendim për hapjen e kufijve të vendit të saj për nëntë vende, ndër të cilat nuk ishte Serbia.

“Montenegro Airlines” njoftoi dje se po përgatitet për ripërtrirjen e fluturimeve tregatare, dhe se fluturimet e para do të jenë në Beograd.

Në përputhje me ndryshimet në Vendimin për shpalljen e sëmundjes COVID – 19, kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në Serbi, përfshirë qytetarët e Malit të Zi, janë hequr.

Duke pasur parasysh këtë, parimi i reciprocitetit në lëvizjen e udhëtarëve midis dy shteteve është shkelur seriozisht.

Kjo, siç pretendohet në kumtesë, “ndikon drejtpërdrejt në reciprocitetin në funksionimin e transportit ajror të përmendur në nenin 13, paragrafi 1 I rregullorës për lëshimin e lëjes për transportuesit e huaj ajror për të kryer transportin ajror ndërkombëtar me Serbinë, në dëm të linjave ajrore të regjistruara në Serbi.

SHARE