NË MAL TË ZI DO TË MUND TË HYJNË NËNSHTETASIT E SË PAKU 19 VENDEVE

Në Mal të Zi do të mund të udhëtojnë shtetasit e së paku 19 shteteve në të cilat në 100 mijë banorë ka 25 ose më pakë individ të prekur nga korona virusi e që është kriterium i institutit për shëndetin publikë.

Sipas të dhënave të sajtit ,, Worldmeters,, në Mal të Zi do të mund të vinë nënshtetasit e Sllovenisë, Kroacisë, Sllovakisë, Shqipërisë dhe të Zvicrës.

Po ashtu në Mal të Zi do të mund të hyjnë edhe nënshtetasit e Norvegjisë dhe të Austrisë ku në 100 mijë banorë të infektuar janë nga 8 individë , pastaj nënshtetasit e Gjermanisë dhe të Kosovës, të Greqisë, Danimarkës, Hungarisë dhe Luksemburgut.

Në pajtim me kriteriumet e institutit në Mal të Zi mund të hyjnë edhe nënshtetasit e BH , Bullgarisë , Maqedonisë Veriore , Izraelit , Finlandës dhe të Çekisë.

SHARE