Gjatë vizitës së punës në EPSO (Zyra Evropiane e Përzgjedhjes së Personelit), drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj, pati një sërë takimesh me partnerë ndërkombëtarë dhe rajonalë, gjatë të cilave u dakorduan për hapa të mëtutjeshëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit.
„Profesionalizimi i administratës publike dhe përzgjedhja e kandidatëve të duhur gjinden në bazën e zhvillimit të mëtejshëm të modelit të përzgjedhjes. Modeli i përzgjedhjes duhet të jetë më i shpejtë dhe më i aksesueshëm, me zhvillim dhe përdorim adekuat të mjeteve digjitale që lehtësojnë procesin dhe e bëjnë atë më transparent,“ thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Krahas takimeve dhe prezantimeve në Zyrën Evropiane të Përzgjedhjes së Personelit (EPSO), prezantimi i përvojave të Shërbimit Federal për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Mbretërisë së Belgjikës do të ndihmojë për të parë të gjitha avantazhet e modeleve evropiane të përzgjedhjes.