ABAZOVIQ SOT NË KEMBRIXH

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mbërriti në universitetin prestigjioz britanik dhe së bashku me mikpritësit vizitoi Trinity College, një nga kolegjet përbërëse të Universitetit të Kembrixhit.

Për nder të vizitës së kryeministrit Abazoviq në bibliotekën “Wren” të shekullit të 17-të, janë shfaqur një shënim i shkruar me dorë nga Isaac Newton, një vepër origjinale e Shekspirit, një libër lutjesh nga shekulli i 15-të, një atlas botëror i vitit 1575 dhe një letër origjinale nga George Washington nga shekulli i 18-të.

Kujtojmë se Abazoviq do të jetë mysafir në Universitetin e Kembrixhit, universiteti i tretë më i vjetër aktiv në botë dhe universiteti më i mirë i renditur në Evropë.

Siç është paralajmëruar nga Qeveria, është planifikuar që kryeministri Abazoviq, i cili është doktor i shkencave politike, të mbajë një ligjëratë në kuadër të shoqërisë më të vjetër debatuese në botë, të themeluar në vitin 1815, si dhe promovimin e librit autorial “Kritika e Etikës Globale”.

SHARE