MINISTRIA E ARSIMIT PEZULLOJË MËSIMIN: RAPORTIME PËR BOMBA NË DISA SHKOLLA NË TË GJITHË MALIN E ZI

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar drejtorët e të gjitha shkollave në Mal të Zi se mësimi nuk do të mbahet sot, për shkak të shkaktimit të panikut pas njoftime për bomba të vendosura. “Për momentin kemi informacione për 41 shkolla në Mal të Zi” thuhet në raport. “Pas konsultimeve me drejtorët e shkollave, ne morëm vendimin për të pezulluar mësimin në të gjitha shkollat,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Bojan Knezheviq. Kujtojmë se shkollat ​​në të gjithë Malin e Zi sot kanë marrë e-mail kërcënues: “Në territorin e shkollës u vendosën shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Ne do të marrim hak. Ne do të vijmë në shkollë. Ne do të vrasim tëgjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak.” Edhe pse një e-mail i tillë nuk ka mbërritur në institucionet arsimore nëkomunën e Tuzit. Mësimi u anulua në shkollen fillore “Mahmut Lekiq” dhe atë të mesme “25 maj”. Drejtoria e Policisë bëri të ditur se po marrin masa sigurie në shkolla.

SHARE