KE-ja PROPOZON LIGJIN PËR TË MBROJTUR GAZETARËT DHE AKTIVISTËT NGA PADITË E KËRCËNIMIT

Komisioni Evropian propozoi sot miratimin e një ligji që do të mbronte gazetarët dhe aktivistët e të drejtave civile nga paditë e ngritura me qëllim të kërcënimit dhe heshtjes. Komisioni propozoi një ligj për të luftuar “paditë strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut”, të cilin e përshkroi si “një kërcënim serioz për demokracinë dhe të drejtat themelore, si liria e shprehjes dhe informacionit”. Një ligj i tillë do t’i lejojë gjykatat të anashkalojnë rastet në fillim të procesit dhe paditësit do të duhet të verifikojnë “se çështja nuk është qartazi e pabazuar,” theksuan ngaKomisioni. Për të hyrë në fuqi, propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.

SHARE