Kosova është buzë kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026, pasi të enjten mbrëma e mposhti me rezultat 4:3 Sllovakinë në një ndeshje gjysmëfinale të plajofit të kualifikimeve për turneun ndërkombëtar.
Në ndeshjen finale të plajofit, Kosova do të përballet me Turqinë, e cila e mundi Rumaninë në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.
Kombëtarja dardane do ta presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të martën mbrëma, dhe një fitore në shtëpi do të nënkuptonte kualifikim në Botërorin që mbahet në verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kjo do të ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në një turne të madh, qoftë kampionat botëror apo evropian, në historinë e vet.
Kualifikimi do të vinte gjithashtu në 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA, organin qeverisës së futbollit botëror.
Kjo është hera e tretë që Kosova mori pjesë në kualifikime për Kupën e Botës, qëkurse u pranua si kombëtare, pas fushatave dëshpëruese të Botërorëve 2018 dhe 2022.
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonisë dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026. “Kuqezinjtë”, edhe pse kaluan në epërsi 0-1 falë Arbër Hoxha, nuk arritën të ruanin avantazhin, dhe Polonia përmbysi rezultatin në 2-1 për të siguruar finalen e play-off-it.
Shqipëria tentoi deri në fund të barazonte rezultatin për ta çuar ndeshjen në vazhdime, por mbrojtja polake qëndroi e paprekur.
Me këtë humbje, Shqipëria përfundon aventurën e saj në play-off dhe Polonia do të përballet me Suedia në finale për biletën drejt Botërorit 2026.








