KOLLASHIN 1600 HAP SËRISH PISTAT E SKIJIMIT

Foto: skijalista.me

Nga Qendra e skijimit të Malit të Zi njoftuan se qendra e skijimit Kollashin 1600 do të hapet sërish për skiatorët gjatë fundjavës së ardhshme, falë reshjeve të reja të dëborës.

Edhe pse sezoni zyrtar përfundoi më 15 mars, kushtet e favorshme të motit dhe bora e freskët mundësuan vazhdimin e aktiviteteve dimërore.  

Nga Qendra e skijimit u bënë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shfrytëzojnë kushtet e mira për skijim, me përfitime të veçanta: zbritje prej 20% në të gjitha biletat e skijimit, parkim falas për vizitorët, si dhe pista të përgatitura mirë dhe të sigurta.

Ata theksojnë se pistat janë gati dhe ekipi është plotësisht i angazhuar për të siguruar një përvojë cilësore dhe të sigurt për të gjithë vizitorët.

SHARE