Foto: AA
Donald Trump vendosi ta bëjë realitet kërcënimin e tij për vendosjen e një tarife shtesë prej 25% për të gjitha automjetet që nuk janë prodhuar në SHBA.
“Ky është fillimi i ditës së çlirimit të Amerikës”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili pretendon se vendet e tjera kanë abuzuar për një kohë të gjatë me SHBA-në, duke e parë atë si një kuti kursimesh.
“Në të ardhmen, një tarifë shtesë prej 25 për qind do të zbatohet për të gjitha makinat e importuara, pavarësisht se ku prodhohen në botë ato. Këto tarifa nuk janë të negocioueshme, por të përhershme. Ato do të hyjnë në fuqi në 2 prill dhe nga data 3 e tutje do të merren paratë“, tha presidenti amerikan.
Trump argumentoi më tej se tarifat shtesë do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në. Këto para sipas tij, janë të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit të jashtëm, dërsa nga ana tjetër nga nisma supozohet të përfitojë edhe industria vendase e automjeteve. Presidenti amerikan beson se për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, edhe pse kjo sic pohoi ai, nuk ka për të ndodhur brenda ditës.
Megjithatë, ekspërtë të ekonomisë paralajmërojnë se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht sipas planit të Trumpit. Ata theksojnë se impakti i parë i kësaj nisme do të jetë një rritje masive e cmimit të makinavë për konsumatorët amerikanë, sepse automjetet amerikane gjithashtu përbëhen kryesisht nga komponentë që janë ndërtuar në Meksikë ose Kanada, dhe e gjithë kjo mund të ndikojë ndjeshëm tek kërkesa, ndërsa do të ndikojë edhe te zinxhirët e furnizimit, kostot e prodhimit dhe ndoshta edhe kostot e vendeve të punës.