VRITET ROJA E SIGURISË SI PASOJË E SULMIT ME ARMË NDAJ TOP CHANNEL-it

Ndërtesa e Top Channel – një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri – është sulmuar me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë.

Viktima është identifikuar si P.K., 60-vjeçar.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mëngjesit të së hënës.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka thënë në Facebook se “policia e shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Sulmi ndaj ndërtesës së Top Channel-it, është dënuar edhe nga presidenti i shtetit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, krerët e partive nga mazhorca dhe opozita.

Gjithashtu, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, delegacioni i BE-së në Tiranë, prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Top Channel ka reaguar sot nëpërmjet një njoftimi për shtyp pas ngjarjes së rëndë duke konsideruar ngjarjen si “një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.”

Ky krim i paprecedentë e akt terrorist, kërkon menjëherë reagim të përgjegjshëm e të ashpër nga Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vrasjes.

SHARE