DUKAJ: TRANSFORMIMI DIGJITAL ËSHTË NJË PROCES JASHTËZAKONISHT KOMPLEKS

Ministria e Administratës Publike organizoi sot mbledhjen e parë (konstituive) të Trupit Koordinues për Menaxhimin e Procesit të Transformimit Digjital, të cilen e drejtoi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Dukaj theksoi se transformimi digjital është një proces jashtëzakonisht i ndërlikuar, i cili nuk mund të realizohet plotësisht nga një institucion individual, por suksesi kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve kryesorë të shoqërisë, ku përfshihen ekonomia, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, komuniteti akademik dhe sigurisht qytetarët.  

“Themelimi i këtij organi në nivel qendror është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe vetëm një strukturë kaq e gjerë koordinuese mund të shqyrtojë dhe harmonizojë interesat e propozimeve dhe sugjerimeve nga sektorë të ndryshëm, biznesi joqeveritar, komuniteti akademik, administrata publike”, tha Dukaj.

Ai iu referua kompetencave të trupit koordinues dhe shtoi se pret bashkëpunim aktiv nga të gjithë anëtarët në iniciativat e ardhshme.

Të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i Trupit Koordinues, njëkohësisht drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Infrastrukturë, Siguri Informative, Digjitalizim dhe Shërbime elektronike, Dushan Polloviq.

Ai tha se strategjia e transformimit digjital nuk duhet të kuptohet si një strategji tekniko-zhvillimore, por një nga dokumentet kyçe politike dhe zhvillimore, aktivitetet e të cilit do të përshpejtojnë zhvillimin e vendit dhe do të mundësojnë shfrytëzimin e potencialit zhvillimor të digjitalizimit, me synimin për të pozicionuar Malin e Zi si një mjedis digjital referues.  

SHARE