Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, vlerësoi sot se situata epidemiologjike në Mal të Zi është alarmante pasi numri i të infektuareve nga koronavirusi vazhdon të rritet. “E vetmja mënyrë për të luftuar virusin është të ruajmë distancën sociale, njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kenë asnjë kontakt fizik,” tha ai. Mugosha theksoi se situata është shumë serioze dhe se autoritetet shëndetësore janë duke bërë gjithçka që munden për të parandaluar përhapjen e infeksionit dhe se tani u takon qytetarëve të respektojnë masat e marra nga autoritetet kompetente në mënyrë që të mos vijnë deri tek një presion në sistemin e kujdesit shëndetësor. ”Tani ne kemi 70 persona në Mal të Zi që janë konfirmuar me virusin korona. Nëse do të zbatonim statistikat botërore, në secilin nga 70 persona supozohet se mund të ketë 90 kontakte, të cilat mund të preken, do të vinim në një llogaritje të keqe. Për fat të mirë, në Mal të Zi tregohet se vetëm disa individë kishin një numër të madh kontakesh, ndërsa të tjerët jo, sepse ata menjëherë iu bindën asaj që u tha,” tha Mugosha, dhe u shpreh se Mali i Zi do të arrijë ta mbajë kontrollin e epidemisë në kohën e duhur. Janë 6.258 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare në Mal të Zi. Sipas të dhënave më të fundit, më të infektuarit janë në Tuz dhe Podgoricë 27 persona dhe më të paktët në Andrijevicë dhe Danillovgrad me nga një person.