HAPET XHIROLLOGARIA PËR TË NDIHMUAR KOMUNËN E TUZIT

Komuna e Tuzit ka publikuar numrin e xhirollogarisë, në të cilat mund të paguhen fonde për të ndihmuar qytetarët e kësaj komune. “Duke pasur parasysh situatën e vështirë dhe nevojat e përditshme të të gjithë qytetarëve në territorin e komunës së Tuzit, çdo ndihmë është e mirëseardhur. Në këtë periudhë kritike, solidariteti i të gjithëve është i nevojshëm dhe së bashku ne ua lehtësojmë të gjithë atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmën tonë,” theksuan Komuna e Tuzit në faqën e tyre në Facebook. Numri i xhirollogarisë është 530-27038-88.

SHARE