GJUKANOVIQ VIZITON QENDRËN KLINIKE TË MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vizitoi sot pacientët e Qendrës Klinike. Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi Jevto Erakoviq, si dhe Stafi Mjekësor i Krizave i kryesuar nga Dr. Rank Lazoviq informuan Presidentin për gatishmërinë dhe aftësinë e Qendrës Klinike për pranimin dhe trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, si dhe ofrimin e shërbimeve më të përparuara mjekësore të rregullta në kushtet e dhëna. Qendra Klinike e Malit të Zi trajton 14 pacientë që janë konfirmuar për praninë e virusit COVID 19, dy prej të cilëve janë në njësinë e kujdesit intensiv të Klinikës së Brendshme. Të gjithë pacientët aktualisht janë në gjëndje stabile, sipas Qendrës Klinike.

SHARE