Sapo ka përfunduar një grup tjetër i analizave. Sot, janë testuar gjithsej 75 persona dhe 13 janë gjetur pozitivë. Mbas njoftimit të fundit në orën 18h, një rezultat pozitiv u zbulua tek një mjek nga Tivari, si dhe dy pacientë të cilët aktualisht nuk kanë një lidhje epidemiologjike. Ekziston edhe një grup pozitiv i pacientëve për të cilët ka një lidhje të qartë epidemiologjike me rastet e mëparshme. Aktualisht në Mal të Zi kemi 82 të infektuar me koronavirusin e ri, ku në Tuz numri është rritur dhe ka shkuar në 31.
Tuz: 31; Podgoricë: 27; Tivar: 6; Andrijevicë: 6; Herceg Novi: 4; Budva: 4; Ulqin: 3; Danillovgrad: 1.