Foto: Ilustrim
Shkëmbimi tregtar i Malit të Zi, sipas të dhënave të Monstat-it, në muajin janar ishte 282,5 milionë euro, që është 2,6 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Monstat bëri të ditur se janë vlera e mallrave të eksportuar ishte 43,3 milionë euro, që është 6,4 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Importet arritën në 239.2 milionë euro dhe u rritën me 4.5 për qind.
Shkëmbimi i mallrave me jashtë ishte më i larti me vendet nënshkruese të marrëveshjes CEFTA-s dhe me vendet e Bashkimit Evropian, thonë nga Enti për Statistika.
Ndërsa partnerët më të mëdhenj të tregtisë së jashtme në eksport ishin Serbia me 9.1 milionë euro, Bosnjë Hercegovina me 6.4 milionë dhe Zvicra me 4.9 milionë euro, njofton Monstat.