Me apo pa Lëkurë – Si Duhet ta Gatuani Mishin e Pulës

Ka njerëz që gjatë dhe pas pjekjes së pulës, asaj të cilës i gëzohen më shumë është pikërisht lëkura e pjekur.

Ka të tjerë që në përkujdesjen ndaj shëndetit, lëkurën e heqin të parën nga mishi i pulës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gatimin e mishit të pulës dhe nëse ai duhet të piqet me apo pa lëkurë.

Arsyeja Përse  Lëkura e Mishit Të Pulës Nevojitet Në Gatim

Lëkura e mishit të pulës është e dobishme në ruajtjen e lagështisë së mishit gjatë gatimit.

Megjithatë, shumica e yndyrnave të ngopura tek pula ndodhet pikërisht nën lëkurë.

Gatimi i mishit pa lëkurën mund ta përthajë ndjeshëm atë. Ajo është e nevojshme gjatë marinimit ose recetave të pulës së pjekur ose të zier.

Në mungesë të lëkurës, mishi i gatuar do të jetë shumë i thatë, pa shije dhe me vështirësi për tu përtypur.

Si Ta Gatuani Mishin e Pulës Në Mënyrë Perfekte

Ekspertët thonë se mënyra perfekte e gatimit të mishit të pulës është që ta mbani lëkurën e saj gjatë gatimit dhe më pas ta hiqni përpara ngrënies.

Nëse jeni të shqetësuar për yndyrnat, ju mund ta përthani mishin e pulës me letër kuzhine.

Studimet kanë treguar se nëse do ta gatuani gjoksin e pulës me gjithë lëkurë dhe më pas ta hiqni atë përpara ngrënies, do të merrni më pak yndyrna dhe kalori.

Kjo është e mundur sepse siç e thamë më lart, të gjitha yndyrnat e mishit mblidhen tek lëkura gjatë gatimit.

Ekspertët nënvizojnë se pavarësisht lëkurës, i gjithë mishi i këtij shpendi është tejet i pasur me ushqyes të nevojshëm.

Mishi i pulës është një burim i shkëlqyer i proteinës, fosforit, vitaminës B6, B12, vitaminës D, kalçiumit, hekurit dhe zinkut.

Një racion me 100 gramë mish pule (me apo pa lëkurë) ofron 32 gramë proteinë./AgroWeb.org

SHARE