Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të ankesave të PDS-së, për parregullsi gjatë procesit zgjedhor në Berane, ka vendosur që të përsëritën zgjedhjet në pesë vendvotime në këtë komunë.
Siç kumtohet nga KSHZ-ja, është miratuar ankesa e opozitës që nuk ka arsye për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin numër gjashtë.
KSHZ, ka afat gjashtë ditë, të vendos se kur do të mbahen zgjedhjet e përsëritura në këto pesë vendvotime në Berane.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit, koalicioni “ Berane e Shëndosh”, fitoi 14 mandate, PDS, 17 mandate dhe Mali i Zi Demokratik, 4 mandate