GJELOSHAJ MBËSHTET BOJKOTIN, POR VETËM PËR PRODUKTET E IMPORTUARA

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Pasi Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet dhe dyqanet në vend të premten për shkak të çmimeve të larta, duke ndjekur shembullin e vendeve fqinje, zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njeherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj tha për CdM se, në aktivitetin ekonomik, populizmi dhe politizimi nuk është i mirë.

“I inkurajoj qytetarët që të shpenzojnë paratë e tyre në Mal të Zi, në dyqanet tona dhe të blejnë vetëm produkte vendase. Shfrytëzoj rastin të propozoj që fokusi i organizatave joqeveritare dhe të gjithë aktorëve shoqërorë të jetë bojkotimi i produkteve të importuara në dyqane dhe ne si shoqëri të organizohemi që të caktojmë një ditë në javë (p.sh. 31 janar) ose më shumë ditë në muaj, që ne të bashkuar dhe të dakorduar të blejmë vetëm produkte vendore në dyqanet tona”, tha Gjeloshaj për CdM.

Siç shtoi ai, është koha për të mbështetur prodhimin vendor, sepse vetëm kështu mund të ulim nivelin e lartë të importeve, vetëm kështu mund të përparojmë si vend dhe të arrijmë prosperitet ekonomik.

Ai thekson se, në aktivitetin ekonomik, populizmi dhe politizimi nuk janë të mira.

Ai vë në dukje se rritja e çmimeve të produkteve nëpër dyqane u ndalua përmes fushatës “Çmime të limituara”, të cilën e treguan dhe e vërtetuan të gjitha analizat e mediave dhe në fund të njëjtën gjë e deklaroi edhe Monstat.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi ndalur inflacionin, gjë që konfirmohet nga të dhënat e EUROSTAT. Duke marrë parasysh rezultatet dhe sukseset konkrete të mësipërme, ju njoftoj se do të vazhdojmë me vendosmëri nga muaji shkurt me fushatën “Çmime të limituara”. Të gjithë duhet t’i afirmojmë të gjitha vendimet e mira të Qeverisë së Malit të Zi, veçanërisht kur ato në veprim tregohen se kanë pasur rezultate të shkëlqyera”, tha Gjeloshaj.  

SHARE