SEKRETARI GJONBALAJ VIZITË PUNE NË KOMUNËN E GUCISË

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Salih Gjonbalaj, sot ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Komunën e Gucisë, ku ka takuar drejtuesit e komunës, kryetaren Anela Çekiq dhe bashkëpunëtorët e saj. Në takim kanë biseduar për aktualitetin dhe çështjet e hapura në juridiksionin e ministrisë përkatëse, si dhe situatën e krijuar si pasojë e fatkeqësive natyrore, përfshirë përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet e fermave bujqësore. Gjatë takimit, drejtuesit e komunës prezantuan sfidat kryesore me të cilat përballen prodhuesit bujqësor nga Gucia, si dhe projektet parësore të infrastrukturës që synojnë zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë. Pas takimit, bashkëbiseduesit vizituan disa lokacione të prekura nga stuhia. Sekretari Gjonbalaj theksoi se ministria përkatëse është plotësisht e përkushtuar për zhvillimin e bujqësisë dhe shfrytëzimin e potencialit të komunave në veri të Malit të Zi, duke theksuar se zhvillimi rural dhe bujqësia është një nga mundësitë zhvillimore për komunën e Gucisë. Gjonbalaj prezantoi se ministria përkatëse është e vendosur në përpjekjet e saj që në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi, në masën e mundshme, të mbështesë prodhuesit bujqësorë në zonat vulnerabël në komunat, të cilat janë prekur nga fatkeqësitë klimatike.

SHARE