SË SHPEJTI AGRO BUXHETI I RI I CILI DO TË JETË ZHVILLIMOR

“Ministria e bujqësisë së shpejti do të miratojë agro buxhetin e ri, kurse prodhuesit bujqësor mund të presin edhe ndihmë përmes paketës së re të katërt të Qeverisë të masave mbështetëse”, ka paralajmëruar sekretari shtetëror në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Nebojsha Veliçkoviq. Ai ka theksuar se ky agro buxhet do të ketë karakter zhvillimor. “Në kuadër të masave qeveritare, prodhuesit bujqësor kanë mund të realizojnë disa lehtësime, respektivisht në një farë mënyrë të përballojnë pandeminë. Paketa e tret e fundit e cila është para përfundimit, 310 subjekte ka realizuar të drejtën në disa forma të subvencioneve. Ato kanë kapur shumën e 1.4 milion euro, ka theksuar Veliçkoviq në programin e mëngjesit të TVMZ. Së shpejti, ka theksuar ai, do të pasojë paketa e katërt e masave me të cilën, siç beson ai, do tu ndihmohet bujqve që ta përballojnë pandeminë.

SHARE