ISHP: 563 RASTE TË REJA DHE 6 VIKTIMA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1818 testime për Covid 19, nga të cilët 563 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar 6 viktima nga sëmundja në pacintë nga: Podgorica (3), Nikshiqi, Herceg Novi, dhe Kotorri. Numri më i madh i rasteve janë në: Podgoricë 192,  Nikshiq 64, Bijello Pole 49,  ndërsa në Tuz u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 633 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.730, prej të cilëve 96 në komunën e Tuzit.

SHARE