Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq përshëndet nismën e opozitës drejt shumicës parlamentare për të vendosur një dialog konstruktiv dhe punë efikase të Parlamentit.
„Ripërtëritja e punës së Komisionit për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore dhe puna e përbashkët e qeverisë dhe opozitës për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24, që theksohet në kërkesat e opozitës, sigurisht që është në krye të agjendës së rrugës së përshpejtuar të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian,“ deklaroi Spajiq.
Kryeministri është gjithashtu plotësisht dakord me qëndrimin se ndryshimet në Kushtetutë dhe Ligjin për Shtetësinë e Dyfishtë nuk do të vijnë pa konsensusin më të gjerë, i cili është pjesë e platformës “Barometer 26”, e cila u mbështet nga të gjithë deputetët e mazhorancës qeverisëse dhe që është ende në tryezën e opozitës.
„Në anën tjetër, i bëj thirrje opozitës që vlerësimin e përputhshmërisë së veprimeve të Komisionit Kushtetues t’ua lërë institucioneve kompetente, në përputhje me juridiksionin e gjykatave malazeze,“ ka përfunduar kryeministri Spajiq.