Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët e opozitës sërish sot nuk lejuan mbajtjen e seancës së Kuvendit për shkak të vendimit të fundit të Komisionit Kushtetues për pensionimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeparlamentari Andrija Mandiq vendosi masën ndaj deputetëve dhe e shtyu seancën.
Pasi deputetët e opozitës qëndruan sërish përballë Mandiqit duke e penguar mbajtjen e seancës, Mandiq u tha se nuk kishin askënd më afër.
“Mali i Zi është i vogël, dhe ne nuk kemi njeri më afër se ju. Na ndihmoni të hyjmë në BE. Unë dua që të jemi të gjithë bashkë. Të gatshëm t’ju mbajmë në shpinë dhe të hyjmë në BE”, tha Mandiq.
Siç u tha deputetëve të opozitës, “toleranca e mazhorancës parlamentare duhet të ndikojë pozitivisht tek të gjithë”.
“Ne jemi afër BE-së, jemi në lobin e BE-së, siç do të thoshte Millan Knezheviq”, tha Mandiq.
Deputetja e PDS-së, Aleksandra Vukoviq Kuç, përsëriti se Komisioni Kushtetues e ka tejkaluar juridiksionin e tij dhe e ka poshtëruar Gjykatën Kushtetuese.