Nga 1 janari do të mbetet norma e reduktuar e TVSH-së prej shtatë për qind për shitjen e ushqimeve dhe pijeve të caktuara në restorante dhe objekte hoteliere, njoftoi Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave.
Ata theksuan se nga fillimi i vitit 2024, me një normë të reduktuar prej shtatë për qind, shërbimet e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit dhe pijeve të gazuara joalkoolike, pasqyra e të cilave është dhënë në rregullore, do të taksohen ekskluzivisht në objektet që, në pajtim me Ligjin për Turizëm dhe Mikpritje, kategorizohen si restorante dhe objekte hoteliere që kanë licencë për kryerjen e veprimtarive të lëshuar nga organet kompetente në mënyrën e përcaktuar me ligjin.
Drejtoria vëren se shërbimet e hotelierisë nuk përfshijnë shpërndarjen e ushqimit.