Përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Lira, Federatës së Sindikatave, Sindikatës së Punëdhënësve dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila rregullon të drejta të shumta të punës. Risitë kryesore të kontratës janë puna me pagesë nga shtëpia, puna e dyfishtë, si dhe puna gjatë të dielave. Pagat për punë të dielave do të rriten për 80 për qind, kurse zbatimi i atij instituti për punonjësit në media është shtyrë për gjashtë muaj.