Ditëve të ftohta, çizmet e bardha mund të nxjerrin në pah e të lartësojnë çdo kombinim, dhe në varësi të kushteve të motit, ju mund të zgjidhni të ulëta ose të larta, me ose pa takë
Ngjyra e bardhë shkon mirë me të gjitha ngjyrat e tjera, andaj cilëndo nuancë që zgjidhni, nuk do të gaboni.
Në një sërë mundësish të ndryshme, çizmet e bardha shkojnë shkëlqyeshëm në kombinimet e përditshme, njësoj si edhe në veshjen për raste solemne.
Me atë rast mund të zgjidhni edhe dizajn të ndryshëm këpucësh, si dhe materiale të ndryshme.
Modelet e prera deri në kyçin e këmbës me taka të gjera përshtaten në mënyrë të përsosur me veshjet e përditshme dhe xhinset.
Çizmet e bardha ushtarake do të funksionojnë po aq mirë dhe mund t’i bëni ato të dallohen edhe më shumë, duke përdorur lidhëse me ngjyra të ndezura.
Për ditët më të ftohta, zgjidhni modele më të ngrohta me astar dhe platformë, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë nëse duhet të ecni nëpër dëborë.
Por mos u shqetësoni nëse keni të ftohtë, ky model i dizajnuar me elegancë do të ngrohë këmbët tuaja varësisht nga minuset jashtë.
Nëse doni të theksoni këmbët e holla, zgjidhni modele të gjata që mund të bëhen prej lëkure ose materiale të tjera.
Ju mund ta kompletoni pamjen sportive me një dizajn modern të çizmeve që janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe që shkojnë mirë me xhinse, pulovra, pallto si dhe veshje të tjera elegante.
Dhe së fundi, mund të arrini një pamje elegante me çizme të bardha kauboj.
/Telegrafi/