Janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, një betim i cili ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës, ku fillimisht është bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve.
Gjithsej kanë qenë të pranishëm 120 deputetë në sallë, ndërkohë që 9 deputetë mungonin në seancë, deputetë që mund ta bëjnë betimin në seancën e radhës.
Glauk Konjufca, i propozuar nga Albin Kurti është zgjedhur kryetar parlamenti me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim.
Në seancë mungojnë Ramush Haradinaj, Abelard Tahiri, Uran Ismajli, Pal Lekaj, Enver Hogjaj e të tjerë.
U vu re se në seancën në fjalë, LVV mbante me vete edhe flamurin kombëtar.
Po kështu janë miratuar me 104 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim, tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, propozuar nga LVV, LDK dhe PDK. Përkatësisht Arberie Nagavci nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK.