Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Më 27 nëntor në Kuvendin e Malit të Zi do të mbahet “Ora e Kryeministrit”, ku kryeministri Millojko Spajiq do të përgjigjet në pyetje të deputetëve lidhur me çështje aktuale politike, ekonomike dhe infrastrukturore.
Pyetjet do të përfshijnë temat kryesore si: projektet e rëndësishme komunale dhe ndërkufitare, si ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza dhe urës në lumin Buna; çështje të ekonomisë dhe buxhetit; legalizimin e ndërtimeve; dialogun me qytetarët; funksionimin e institucioneve dhe dallimet mes qeverisë aktuale dhe atyre të mëparshme; si dhe procesin e integrimit evropian.
Seanca pritet të trajtojë sfidat dhe prioritetet kryesore të qeverisë në periudhën e ardhshme.









