DUKAJ – FETAI: BASHKËPUNIMI MES MALIT TË ZI DHE MAQEDONISË SË VERIUT MUND TË KONTRIBUOJË NË SYNIMET E PËRBASHKËTA

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe bashkëpunëtorët e tij, sot kanë pritur në një vizitë dypalëshe zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai. 

Në takim, u theksua bashkëpunimi tashmë tradicionalisht i mirë dhe dialogu i vazhdueshëm politik në nivelin më të lartë ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili është i një rëndësie strategjike. 

Në takim u bisedua, mbi zhvillimindhe aktivitetet individuale të zbatuara nga Ministria e Administratës Publike, me theks në reformën e administratës publike, sigurinë kibernetike dhe digjitalizimin. 

“Ministria e Administratës Publike është e orientuar drejt përmbushjes së standardeve të vendeve të avancuara, siç dëshmohet nga hapja e G SOC, si dhe miratimi i Ligjit për Sigurinë e Informacionit në Parlamentin e Malit të Zi. Kjo hap mundësi të shumta për avancimin e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, pra edhe të administratës shtetërore në drejtim të efikasitetit dhe transparencës së saj. Unë e shoh çdo rezultat si një udhërrëfyes dhe nxitje për përparim. Jam i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të kontribuojë në synimet e përbashkëta”, theksoi Dukaj.

Zëvendëskryeministri Fetai e falënderoi ministrin Dukaj për mikpritjen dhe foli për organizimin e ri të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht për rezultatet dhe sfidat. 

Ai theksoi se ka hapësirë ​​për përmirësimin e bashkëpunimit mes vendeve tona, veçanërisht në fushat e: shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e reformës së shërbimit civil. 

“Menaxhimi i burimeve njerëzore, forcimi i kapaciteteve administrative dhe përmirësimi i zgjidhjeve ligjore janë fusha që meritojnë angazhim të ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve dhe programeve të përbashkëta”, tha Fetai.

Bashkëbiseduesit e përmbyllën takimin me mesazhin se ekzistojnë potenciale të shumta për përmirësimin e bashkëpunimit të mirë.

SHARE