Role e Mbushur me Krem – Receta e Ëmbëlsirës me Shije Delikate

Kjo ëmbëlsirë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

Keku i ëmbëlsirës krijon një shtresë të plotë butësie e ndërsa mbushja kremoze i jep delikatesën e duhur.

Mjafton të mësoni recetën klasike dhe më pas mund të lini imagjinatën tuaj të lirë për të krijuar mbushje nga më të ndryshmet.

Duke nisur nga reçeli, mjalti me arra, çokokrem, apo dhe kremi i djathit me fruta të freskëta, kjo ëmbëlsirë merr një shije krejtësisht të re.

Shërbehet i prerë në feta e i spërkatur me kakao, sheqer pluhur ose mjaltë sipas preferencës.

Mësoni hapat e përgatitjes dhe shijojeni sa herë që keni dëshirë të provoni diçka të mirë.

Përbërësit për brumin

  • 4 vezë
  • 115 g sheqer
  • 80 g miell
  • 1 lugë çaji vanilje pluhur

Për mbushjen

  • 400 ml qumësht
  • 60 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 1 vezë
  • Sheqer pluhur ose kakao për spërkatje

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e kësaj recete merrni një tas të madh dhe aty vezët me sheqerin.

Rrihini derisa masa të jetë kremoze dhe sheqeri të jetë tretuar plotësisht.

Kur kremi të ketë marrë një ngjyrë pothuaj të bardhë atëherë ai është gati.

Shtoni vaniljen dhe miellin duke e përzierë nga poshtë lartë, kështu vezët nuk do të humbasin volumin e tyre.

Kur mielli të jetë lidhur plotësisht me vezët dhe sheqerin kalojeni në një tavë të lyer me gjalpë ose ku të keni shtruar një letër pjekjeje.

AgroWeb.org ju këshillon që brumin ta përhapni dhe ta drejtoni sa më mirë.

Futeni për ta pjekur për 8-10 minuta në furrë të ngrohur me 220 gradë.

Gjatë kohës që baza piqen në furrë AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni kremin e mbushjes.

Në këtë recetë kemi zgjedhur kombinimin me kremin e pastiçerisë, pasi është dhe i shijshëm.

Në një tenxhere të vogël hidhni qumështin, lëkurën e një limoni dhe vëreni të ziejë në zjarr mesatar.

Ndërkohë zgjidhni një enë të thellë hidhni vezën, sheqerin dhe miellin, duke i përzier të gjithë përbërësit vazhdimisht.

Kur masa të jetë kompakte dhe pa kokrriza, shtoni qumështin e nxehtë dhe vazhdoni me përzierjen.

Në fund hiqni me kujdes lëkurën e limonit e cila nuk duhet të jetë e grirë, por thjeshte e prerë në copa të mëdha të holla.

Më pas hidheni kremin në një tigan ose tenxhere të vogël dhe gatuajeni derisa të trashet plotësisht, duke e përzier vazhdimisht.

Kur baza të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe largojeni bashkë me letrën e pjekjes.

Vendoseni në tavolinë dhe aty shtoni kremin e pastiçerisë duke e lyer në të gjithë sipërfaqen e kekut.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta shkëputni pak nga letra e pjekjes bazën e kekut dhe të filloni ta rrotulloni.

Mbështilleni kështu të gjithë bazën duke formuar një cilindër.

Mbulojeni me një qese kuzhine duke e shtrënguar lehtë rolenë që të marri formën e duhur.

Futeni në frigorifer për 20 minuta dhe më pas mund ta shërbeni duke e spërkatur me pak sheqer pluhur ose kakao./AgroWeb.org

SHARE