MANDIQ: REGJISTRIMI DO TË FILLOJË MË 30 NËNTOR

Gjithçka është gati për regjistrim dhe do të fillojë më 30 nëntor, tha kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq.

Në kolegjium, siç ka paralajmëruar si i ftuar në TV “Prva”, do të hapë temën për formimin e komisionit të posaçëm të përkohshëm parlamentar që do të merret me çështjen e regjistrimit.

Ai e vlerësoi si shumë cilësor propozimin e opozitës për zhvillimin e softuerit.

Mandiq nuk sheh asnjë arsye, përveç, siç tha, obstrukcionet, që regjistrimi të mos fillojë të enjten.

SHARE