MBRËMË NË TIRANË U MBAJT TAKIMI ME KRYETARËT E BASHKIVE DHE KOMUNAVE SHQIPTARE NË RAJON

Mbrëmë në Tiranë u mbajt, pritja zyrtare e anëtarëve të këshillave bashkiak/komunal dhe të rinjve, nga komunat shqipfolëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku komunat anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, bashkë me Këshilltarët Bashkiak/Komunal, biseduan për ndërtimin e një vizion të ri, i cili përkon me 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Qëllimi i këtij organizimi, ishte prezantimi audio-vizual i konceptit të platformës së komunikimit ,,ALBANAK”, si platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbejë si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete novatore për të rrjetëzuar këshillat komunalë, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë tanë, si dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive tona. Gjithashtu, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, gjatë zhvillimit të pritjes, në vazhdim të traditës së përvitshme të njohjes së kontributit të personaliteteve dhe figurave publike që e kanë mbështetur këtë nisëm, shpërndau medaljet e mirënjohjes për ish Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga – për kontributin në fuqizimin e gruas si dhe prof. Dr Kaliopi Nasaka – për kontributin akademik në historinë e Tiranës dhe atë kombëtare.

SHARE