KRYBASHKIAKU VELIAJ VIZITOI KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj me bashkepuntorët e tij vizitoi sot komunën e Tuzit, Veliaj u prit nga  kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe bashkepuntorët e tij. Në konferencën për media Gjeloshaj dhe Veliaj mes tjerash u shprehen se bashkëpunimi midis Tiranës dhe komunës së Tuzit është i shkëlqyer dhe se ata do të vazhdojnë të angazhohen në ngritjen e bashkëpunimit në nivel sa më të lartë. Sipas agjendës së paraparë në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit vazhdoj takimi me të rinjtët e Malësisë në kuadër të projektit “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ku të rinjët paten mundësi të shtrojnë pyetje kryebashkiakut Veliaj i cili me shumë dashamirësi u pergjigjë pyetjeve të tyre.

SHARE