ABAZOVIQ: NE NUK JEMI PËR NJË QEVERI MINORITARE

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se nuk e përkrah konceptin e qeverisë minoritare dhe është në pritje që siç tha ai të zbardhen disa gjëra për të cilat ka diskutuar në adresa të rëndësishme. Ai nuk dëshiroi t’u tregojë gazetarëve se për çfarë konkretisht bëhet fjalë. “Unë personalisht nuk jam për këtë, “E zeza në të bardhë” nuk është për këtë. Ne duam të kemi një stabilitet më të madh politik për të zbatuar reformat, për të miratuar ligje, për të ndryshuar prokurorinë, për të ndryshuar gjyqësorin, për të zgjedhur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha institucionet do të bllokohen për dy ose tre muaj”, u tha Abazoviq gazetarëve në Kuvend. Nga Partia Boshnjake thonë se në qeverisjen e pakicës shohin parti të pakicës, pjesë të opozitës, por edhe të shumicës në pushtet.

SHARE