ARKËS SË SHTETIT DO T’I MUNGOJNË RRETH 530 MILION EURO

Ministria e Financave projektoi në projektbuxhetin që thesarit të shtetit do t’i mungojnë rreth 530 milion EURO vitin e ardhshëm, dhe kjo shifër përfshin borxhet e vjetra që do të mblidhen dhe deficitin buxhetor, shkruan Vijesti. Shuma totale e parave që mungojnë mund të korrigjohet në propozimin përfundimtar të buxhetit që do të përgatitet nga Qeveria e re. Kandidatët për ministrat e financave dhe mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik dhe investimeve kapitale Spajiq, Millatoviq dhe Bojaniq do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme me ministrin e financave Darko Radunoviq dhe bashkëpunëtorët e tij mbi projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe çështje të tjera financiare dhe ekonomike.

SHARE